Milazim Krasniqi rikujton 17 vjetorin e masakrës fshatrat e Drenicës Likoshan e Qirez me një shkrim të vitit 1 mars 1998

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka rikujtuar terrorin e ushtruar nga forcat serbe nëpër fshatrat e Drenicës me një shkrim që kishte botuar pikërisht në vitin 1998. Ai në 17 vjetorin e kësaj ngjarje makabre në facebookun e tij ka publikuar një shkrim që kishte botuar pikërisht me datën 1 mars të vitit 1998.

Loading...

Ja shkrimi i plotë i profesorit Milazim Krasniqi

Një agresion në shkallë të gjerë i forcave policore eparamilitare të Serbisë ka filluar të bëjë kasaphanë në zonën e Drenicës.Operacioni kundër popullsisë shqiptare ka filluar në fshatin Likoshan, dhe ka përfshirëmë tutje Qirezin dhe fshatrat e tjera. Forcat serbe kanë përdorur armatime të rënda, minahedhës dhe kanë bërë bombardime nga hekikopterët.

Krejt zona e Drenicës është mbyllur në njështetrrethim total.

Nga Klina janë nisur grupe vullnetarësh serbë të armatosur, që kanë kaluar nëpër Komoran, ndërsa nga Mitrovica janë vërejtur forca policore që kanë mësyrë Skenderajn. Në Mitrovicë kanë ardhur përforcimepolicore edhe nga Serbia.

Burimet e pakta nga ajo zonë bëjnë me dije për një numër të madh të të vrarëve dhe të të plagosurve. Një burim thotë se në fshatin Qirez ka të paktën shtatë të vrarë, të cilët kanë mbetur të shtrirë nëpër oborre, sepse askush nuk mund të depërtojë në fshat. Pushteti i Serbisë e ka pamundësuar edhe futjen e ekipeve mjekësore të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhetë ndonjë ekipi mjekësh të huaj që veprojnë në Kosovë. Kjo e bën situatën edhe më të rëndë, sepse të plagosurve nuk ka kush t’u ofrojë një ndihmë elementare.Në Klinikën e Kirurgjisë të Prishtinës, që nga dita e shtunë është bërë bllokimi i krejt zonës së spitalit, ku nuk lënë të hyjë askush. Është e mundur se është fjala për vendosjen në këtë klinikë të të plagosurve.

Në zonën e përfshirë nga agresioni i armatosur iforcave policore e paramilitare të Serbisë, kanë shkuar disa personalitete si Fatmir Sejdiu, Abdyl Ramaj, Adil Pireva, të cilët kanë apeluar që të gjenden mundësitë për të depërtuar në atë zonë ekipe mjekësore, sepse ka shumë të plagosur e të vrarë.

Pas inkriminimit të fortë propagandistik nga ana e Serbisë që ia ka bërë Drenicës, pas vlerësimeve tepër të ngutshme negative të disa zyrtarëve të lartë për karakterin e UÇK-së, është pritur një agresion i tillë brutal kundër populëlsisë së pafajshme të Drenicës. Ka muaj që analistë dhe njohës të mirë të situatës, sinjalizojnë se ekziston rreziku i një masakretë madhe kundër popullsisë në Drenicë.

Masakra kundër popullsisë së Drenicës po i merr përmasat e gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës.

1 mars 1998