AC Milan ka hyrë zyrtarisht në ‘ethet’ e miqësores që do ta zhvillojë në Kosovës kundër KF Feronikalit.

Shtatë herë kampionët e Evropës, të shtunën në mbrëmje zbresin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për miqësoren kundër kampionëve të Kosovës.

Faqja zyrtare e Milanit e ka nisur ditën me një fotografi të Bibliotekës Kombëtares ‘Pjetër Bogdan’, që gjendet në qendër të Prishtinës.

Asaj fotografie, skuadra italiane i ka shtuar edhe një përshkrim, duke pyetur nëse tifozët e Milanit në Kosovë janë gati për të mbështetur skuadrën.