Milan në sulm për Ancelottin

Zyrtarë të Milanit janë nisur për në Madrid, në përpjekje për të bindur strategun në largim të Real Madridit, që të rikthehet në San Siro, ka bërë të ditur “Sky Sport”.

Loading...

Ancelotti do të largohet nga Santiago Bernabeu pas përfundimit të sezonit në La Ligë të shtunën.

Dhe, zyrtarët e lartë të Milanit kërkojnë rikthimin e tij për të nisur një proces të ringjalljes së skuadrës që ka vuajtur shumë në sezonet e fundit.