Milaim Zeka, Kadri Veselit: Serbia lufton për shtetin e saj, ne vetëm për xhepat tonë!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i cili vie nga radhët e Nismas Socialdemokrate, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.

Loading...

Ndërsa iu është referuar fjalëve se ”armik e kemi Serbinë, e jo njëri-tjetrin”, deputeti Zeka, thotë se kjo që ka thënë kryeparlamentari Veseli nuk qëndron,  njofton Klan Kosova.

”Përgjigje Kadri Veselit, kryetar i Kuvendit te Kosoves

Paska thane Kryetari i Kuvendit se “armik e kemi Serbine, jo njeritjetrin”!

Jo Kryetar, gabim e ke! Serbi nuk e ka shkaterru pronen publike. Serbia nuk i ka shite pronat e qytetareve tek mafia, e tek njerezit anti-Kosove. Serbia bash kurgja nuk po na bane.

Kryetar, nuk na tha Serbia qe ne me thirre seance te jashtezakonshme vetem nje ore para opozites. Ata ora dhjete, ju e thirret ne ora 9?!!! Pse, Serbia na tha?!

Kryetar, Serbia e shkaterroi Valen e PTK ne?! Serbia po e vjedhe parane publike? Serbia po i shkaterron pyjet e lumenjte?!
Jo kryetar: Serbia lufton per shtetin e vet, ne vetem per xhepat tone! Serbia nuk po na fyene e nuk po na poshtron si kazani mediatik i Kosoves, i financuar nga paraja publike…

Serbia na ka shkaterru shendetesine? Po arsimin? Serbia po na shet barna te prishura, ushqim te prishur?! Serbia po na shet nafte e benzine kancerogjene?! Serbia po nabene ndertime falc, e shkolla qe ju rrezohet tavani hala pa i peruru?!
Jo! Jo! Jo! Askush nuk po na bane asgja, perpos vetja jone!!!”.