Gjatë ditës së djeshme të gjitha rrugët në vend kanë qenë të kalueshme, me pak vështirësi në zonat malore të vendit, si pasojë e reshjeve më të dendura në këto zona.

Ministria e Infrastrukturës u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të kenë kujdes, pasi do të shënohen rënje të theksuar të temperaturave dhe kjo paraqet mundësi për ngrica nëpër rrugët e vendit.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka ngritur në nivel gatishmërie tërë mekanizmat dhe kompanitë e kontraktuara nga ministria, në mënyrë që t’i përgjigjen me kohë dhe në mënyrë adekuate çdo situate që të kemi rrugë të kalueshme dhe të sigurta për qytetarët.

Luten të gjithë ngasësit që t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe të jenë të pajisur me paisje dimërore konform ligjit në fuqi.