Një banor i Ferizajt, e njohu një serb, i cili pas dy dekadash u kthye në komunë nga Serbia, për të rregulluar disa dokumente.

Ky i fundit po kërkohej nga prokuroria speciale, me dyshimin se ka kryer krime lufte.

Andaj, organet e rendit u njoftuan për vendndodhjen e tij dhe e arrestuan. Prangosja e tij, po mirëpritet në Nerodime, aty ku dyshohet se ai kreu vrasje.