Meterologët parashikojnë motin: Acar edhe ditëve në vijim |TABELA

 

Gjatë dy ditëve në vijim në vendin tonë do të ketë reshje të dendura bore, ndërsa në fundjavë sërish acar, transmeton Gazeta Metro.

Temperaturat minimale do të jenë nga -8 gradë Celsius deri në -5, ndërsa ato maksimale nga -4 deri në -1.

Në fundjavë temperaturat mund të zbresin edhe deri në -12 gradë Celsius.

9.01 – Ftohtë. Vranët dhe me borë. Kohëpaskohe reshjet do të jenë më intenzive.

10.01 – Ftohtë. Në mëngjes kryesisht vranët. Ditën priten reshje bore, që pasdite dhe në mbrëmje do të jenë më intenzive.

11.01 – Shumë ftohtë. Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

12.01-13.01 – Në fundjavë acar. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Të shtunën pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell. Ditën e diel gjatë ditës vransirat do të shtohen.

Era do të fryejë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga jugdlindja dhe verilindja 2-10m/s.

Ndërsa, shtypja atmosferike, me afrimin e vorbullës ciklonike, do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale./gazetametro.net