Mësuesja shqiptare që u dha raki nxënësve në ekskursion, tani u bën presion prindërve të hedhin poshtë videon

 

Pas denoncimit një javë para Vitit të Ri, të skandalit në shkollën “Avni Rustemi” në Tiranë, ku nxënësit e klasës së 8 A shfaqeshin duke pirë raki gjatë një ekskursioni në Divjakë, së bashku me mësuesen e tyre Albana Vuthi, kanë nisur edhe reagimet e para.

Ajo që ka reaguar e para ka qenë drejtoresha e kësaj shkolle, e cila vetëm pas publikimit nga “Fiks Fare” të këtij skandali ka larguar menjëherë nga puna mësuesen Albana Vuthi.

Videot e ardhura në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” tregonin qartë skandalin që kishte ndodhur me nxënësit në ekskursion. “Fiks Fare” ka shfaqur këtë të hënë një video të re, e cila është xhiruar po atë ditë, ku nxënësit e klasës së 8 A, pasi kthenin gotat e rakisë thërrisnin me zë të lartë brenda në autobus e pohojnë se, secili prej tyre ka pirë nga 5 gota me raki.

Pas konsumimit të rakisë në autobus, mësuesja Albana Vuthi i ka ndaluar nxënësit në një kënd lojërash në Durrës, që të kalonin sa më shumë kohë e të humbnin efektet e alkoolit. Gjatë qëndrimit në Durrës, një nga nxënëset që ka pirë alkool ka rënë nga lodrat që po luante në atë kënd lojërash, por gjithçka është mbajtur e fshehur nga mësuesja e tyre.

Ndërkohë që për të larguar erën e alkoolit që kishin konsumuar nxënësit, të vetmen përkujdesje që ka bërë mësuesja ka qenë blerja e çamçakëzëve për nxënësit e alkoolizuar.

Ishte vet mësuesia kujdestare, që në ballafaqimin me drejtoreshën e kësaj shkolle pranoi skandalin që kishte ndodhur, si dhe faktin që fëmijët kishin konsumuar alkool. Por, pas largimit nga puna, është po mësuesja e asaj shkolle, Albana Vuthi, e cila nis presionin ndaj prindërve të fëmijëve të cilët denoncuan këtë skandal.

Fillimisht ajo dërgon në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” një peticion të firmosur nga prindërit e nxënësve të kasës së 8 A. “Fiks Fare”, pasi mori peticionin, nisi vëzhgimet në terren, ku fillimisht kaloi në sitë të gjithë prindërit që kishin vendosur firmat.

Ajo që bie në sy është fakti që për senatoren e klasës, si prind i saj ka firmosur halla Luljeta Kalaja. Po kështu, në peticion kishte firmosur edhe e vetëshpallura kryetare e bordit të prindërve të shkollës “Avni Rustemi”, zonja Manjola Lleshi, e cila rezulton të mos ketë asnjë fëmijë të saj, nxënës në këtë shkollë.

Po kështu kanë firmosur peticionin dy prindër të të njëjtit fëmijë, Bujar dhe Rovena Jaca, Afërdita e Nikolin Islami, si dhe Mirela e Ervin Sallaku. Po kështu një tjetër person që ka firmosur peticionin është edhe Mirela Siku, mbiemër i cili nuk figuron në regjistrat e kësaj klase. Sikur të mos mjaftonte ky peticioni, me personazhe të cilët nuk kanë lidhje me skandalin, po me miratimin e këtij skandali, mësuesja Albana Vuthi vijon presionin për t’u kërkuar prindërve të firmosin letrën e shkruajtur nga ajo, që tërhiqen nga denoncimi që i kanë bërë asaj te Drejtoria e Shkollës dhe në ballafaqimin me të.

“Fiks Fare” arriti të ishte e pranishme në dy takime, që mësuesja Albana Vuthi u kërkoi dy prindërve të dy fëmijëve, ku iu kërkoi me këmbëngulje firmosjen e një letre që hiqnin dorë nga ankesa e tyre për të.

Letër, e cila ka mbërritur tashmë në zyrat e redaksisë së emisionit “Fiks Fare”, së bashku me videot e regjistrimit të mësues Albana Vuthi dhe bashkëshortit të saj. Duket se skandali thellon skandalet e kësaj mësueseje.

Takimi i pare i mësueses Alban Vuthi me prindërit e një nxënëseje

Mamaja e nxënëses– Çfarë kërkon nga unë ti?
Mësuesja – Unë jam në rrugë të madhe, rrezikoj të ngelëm pa punë fare.
Mamaja e nxënëses-Prej kujt je?
Mësuesja – Nuk e di. Po bëni një kërkesë për të më kthyer në punë mo E…
Mamaja e nxënëses-Mire Albana me çfarë vendimi ikët. Mirë bërë të parin ekskursioni morë të dytin këtë dua të di me çfarë vendimi e bëre ti? A ishte në dijeni drejtoresha apo jo?
Mësuesia – Të lutem, më kupto ça dreq njeri jam…
Mamaja e nxënëses-Albana, të lutem se ajo është një denoncim
Mësuesja – Unë që kam ardhur para teje kam ardhur se jam e pikëlluar. Asnjë gjë nuk do ju ndodhi.
Mamaja e nxënëses-Ta dha vërejtjen ajo? (drejtoresha)
Mësuesia – Unë se kam parë. Ka bërë gabim se si ma dha vërejtjen unë se kam parë. Unë se kam parë as se kam lexuar, vetëm më internet, kulmi, kulmi.
Mamaja e nxënëses-O ti Albana, prapë vazhdon t’ia hedhësh fajet vetës akoma…
Mësuesia – O E.. do ta bëjmë këtë punë tani. Në momentin që ju të dyja të lëshoni këto kërkesën që tërhiqeni këtë gjë . Gazetarët, ajo domethënë ajo më ka hedhur në rrugë mua.
Mamaja e nxënëses-Nuk të hodhi në rrugë ajo, ti i hodhe në rrugë vetë sepse nuk tregove asnjë gjë të vërtet. Deri sa në momentin e fundit ke bërë gabim, po me po të madhe.
Mësuesia – Po
Mamaja e nxënëses-A ishte kështu e vërteta?
Mësuesia – Po në bindjen time,videon se kam parë, jo se fëmijët nuk pinin alkool. Ti thërrasim edhe burrat. Mendoni një qik edhe për fëmijët e mi. E.. të lutem mendohu që ta bëjmë këtë kërkesë të dyja juve dhe t’ia japim në dorë ( drejtoreshës) dhe një kopje ta mbaj edhe unë. Ta tërheqim. Të rikthehem, e shikon se më kanë kthyer kurrizin gjithë njerëzit
Mamaja e nxënëses-të flas një herë me E…
Mësuesja – Unë dua nga ju tërheqjen e asaj kërkesës që keni lëshuar me dorë në drejtori.
Mamaja e nxënëses-Aty është shkruar siç kemi thënë neve se unë e kam lexuar disa herë atë dhe kjo ka qenë aty kur i ka rënë letra nga duart.

Takimi i dyte me mësuesen Albana Vuthi dhe bashkëshortin e saj

Mamaja e nxënëses-Si kaluat, mirë?
Mësuesja-Mirë.
Bashkëshorti i mësueses-Ju munduam.
Babai i nxenëses -Jo mo është orari tashti që dalin njerëzit nga puna.
Mamaja e nxënëses – Ti e more atë nga avokati?Ti e do për veti atë…
Mësuesia– Jo e do një formulim asaj edhe ja dhashë A.. që shohi , të mendosh si të dojë po menduam se është si ok ajo. Tani këtë formular e kam, shikoje, mund ta shikosh.
Bashkëshorti i mësueses-Është i gjithi me përmbajtje njerëzore. S’ka lidhje me, me ..më shumë ndjenjë prindi, s’ka lidhje me , shiko unë frikë ngaqë.. Mendoj ulje tensioni është vetëm që mos ë, që sjellë ato, atë dakortësin , demek nuk kam pa gjë. Se del e paskan rregullu këto më njani tjetrin. Lë të jetë pa problem përball klasës.
Prindja – Unë i bëra këto gjëra sepse Albana nuk pranoi asnjë gabim
Bashkëshorti i mësueses– Po ju them me zemër në dorë, me përulje me lutje e jona ndaj jush nuk duam të kundërshtojmë as fakte e as një gjë. Përpiloje diçka se e dua një dokument, nesër pasnesër të mos kundërshtojmë njëri tjetrin jo ta thashë kështu jo ma the ashtu . Nuk na nxiton asnjë gjë. Ndoshta nesër me kërkon drejtoresha . Kur të mbarojnë pushimet.
Prindia – Nuk di qa më të thënë, unë vetë personalisht do ta shqyrtoj një herë ta shoh se çfarë përbën a e kupton…
Prindi – Jo nuk e kam lexuar akoma
Mësuesia – Mirë po ta lë një kopje në rregull
Prindia – Që unë ta shoh vetë.
Bashkëshorti i mësueses– Në daç ta riformuloje a të bëj ndonjë ndryshim a do të shtosh a do të heqësh a do të , jemi në gjendje
Prindia – Do ta shoh do të konsultohem
Bashkëshorti i mësueses– O E… pse thonë njerëzit koha është ilaç i gjërave? Do një qetësi kur ta marrësh vesh. Jam habit po ju paskeni pas marrëdhënie me kështu me ashtu me njëra tjetrën. Themi të përmisojme një cik situatën. Jo se harrohet ngjarja jemi në këtë pozicion.
Prindia – Një sekondë Albana nëse unë firmos këtë ti rikthehesh aty ti?
Mësuesia – E.. e gjitha drejtë kësaj është. Jemi konsultuar. Asnjë gjë nuk ka problem.
Bashkëshorti i mësueses-Vetëm sulmoni drejtorin duam diçka të dokumentime.
Mësuesia – I shërben asaj e donë ajo.
Prindi – Se ajo e ka me urdhër nga Ministria e arsimit drejtoresha e si mundet ta rikthej këtë, këtë dua të di unë.
Bashkëshorti i mësueses– Përderisa e kërkon do të jetë në brendësi të një procesi. Dua që midis ju si prindër dhe mësuese s’keni
Mësuesia – Nuk kemi probleme
Prindi – Po tani drejtoresha ju ka kërkuar si dokument që po i bëni këto?
Bashkëshorti i mësueses– Po kanë qef të ulen
Mësuesia – Me njëra tjetrën si nëna, si gra si …
Bashkëshorti i mësueses– Dje u takuat bashkë ju?
Mësuesia – Parmbrëmë
Bashkëshorti i mësueses– Po me A.. kur u takuat ) prindër tjetër i një fëmijë)
Mësuesia – Parmbrëmë
Bashkëshorti i mësueses– Me prindin tjetër Domethënë në të njëjtën formë si jeni takuar ju
Prindia – Kam qenë unë prezentë kur jemi takuar.
Bashkëshorti i mësueses– Ça mundët të bëjmë si ashtu njëra tjetrën , dakord vetëm se unë nuk di çfarë të them të bie një model, të pëlqeu ty mirë e dakord e pranoi.
Prindi – në momentin që i ka parë të paktën si mësuese kujdestare do të kishte marrë të jëmen fëmija jote ka pi. Gjëja me minimale, gjëja më minimale. E ke lajmëruar E.. për atë punë se unë ndoshta nuk e di?
Mësuesia – O E.. ti kupton se unë i kam parë fëmijët duke pirë atje
Prindi – Po ata kanë pirë 7 – 8 gota ti s’mund ti dallosh dot fëmijët
Mësuesia – po jo
Bashkëshorti i mësueses– O E.. nga i dëgjove, o E.. nga i dëgjove janë shifra gazete shifra…
Prindi – Çarë gazete more vëlla, kam pyetur fëmijët more vëlla. Ore nëse ti nuk do ti pranosh ore unë i pyes fëmijët edhe mi kanë treguar të gjithë fëmijët edhe sa kanë pirë.
Prindia – Ka qenë shishja plotë, shishja është mbaruar totalisht
Bashkëshorti i mësueses– E di sa është shishja
Prindi – Po
Bashkëshorti i mësueses– E ke pa skemën 250 gram
Prindi – Po nuk kanë pirë të gjithë fëmijët
Bashkëshorti i mësueses-250 gram. Ne skenës po i referohemi
Prindi – Jo skenës po, po unë kam pyetur fëmijët. Goca nuk ka ardhur në shtëpi atë ditë për këtë fakt se ka pirë dhe ka shkuar tek plaka ime.
Prindia – Ilaçe në farmaci, ka pir edhe ilaçe. Po marrim një kopje të konsultohemi pastaj
Prindi – më duhet se janë dy aty?
Mësuesia – E dy vura, një po e mbajmë ne
Prindi – Po jo mo se një na duhet
Prindia – E do ti me vete?
Mësuesia – Jo, mbajeni ju atë. E do në rrugë e do të shkruar t’ia japim ne. O ja jepni vetë o ja japim .. si të duash, t’ia japim në dorë asaj (drejtoreshës)

Top Channel