Messi tregon me cilin ekip dëshiron të përballet në fazën tjetër të Championsit

Lionel Messi bëri një paraqitje të mirë në fitoren e Barcelonës 2-1 përballë PSV-së.

Loading...

Pas ndeshjes 5 herë fituesi i “Topit të Artë” foli i lumtur për kualifikimin, ndërsa theksoi se nuk ka ndonjë preferencë për emrin e kundërshtarit.

“Asnjë ekip nuk është i lehtë, duhet të kemi kujdes shumë. Nuk kam ndonjë emër konkret pasi të gjithë kundërshtarët janë njësoj. Luhen dy ndeshje, por mjafton njërën prej tyre ta luash dobët mund të eliminohesh direkt”, tha ai.