Merr zjarr autobuzi në Gjermani, dy shqiptarë mes pasagjerëve të tmerruar

Një autobus është përfshirë nga zjarri në Gjermani dhe në mesin e shumë personave të cilët gjendeshin në këtë autobus, ishin edhe dy shqiptarë nga Kosova.

Loading...

Shqiptarët e përfshirë në këtë rast kanë thënë  se ishte vërtetë një rrezik i madh, shkruan Bota sot, por që për fat të mirë kanë shpëtuar.

Ndërsa përfshirja e autobusit nga zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një problemi të motorit të autobusit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit ‘Bad Camberg’, vend ky në rrethinë të Limburg-Weilburg në Hessen të shtetit gjerman.