Një 47-vjeçar nga Podradeci me iniciale A.T. është arrestuar nga efektivët e policisë së Pogradecit, nën akuzën “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Arrestimi i tij nga efektivët e komisariatit të Pogradecit u bë sepse dyshohet se ky shtetas i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetasit maqedonas D.S, pasi kishte dalë garant për marrjen e një sasie lekësh që shtetasi D.S, ia kishte marrë borxh një shtetasi tjetër, mik me shtetasin A.T.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore, njoftoi policia./kj