Merr fund “makthi” i shoferëve, ja kur hapet plotësisht autostrada Tiranë – Elbasan

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj tha se në muajin mars do të hapet përfundimisht autostrada e Elbasanit.

Sipas tij në projektin e parë kostoja shkoi 40% nga tenderi fillestar, ndaj dhe ka pasur zvarritje deri në mbylljen e plotë të punimeve.

Loading...

“Në mars, maksimumi në prill do të bëhet e kalueshme autostrada e Elbasanit, pas gjithë atij kalvari gabimesh në projektin e parë ku kostoja shkoi 40% nga tenderimi fillestar”, tha ai.