Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka vendosur që 4 kolegjeve private t’u tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020, ato janë Kolegjit Fama, Kolegjit Iliria, Kolegji Tempulli dhe Kosovo Art Academy, shkruan Gazeta Metro.

Ky vendim për tërheqjen e akreditimeve vjen pas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtar, të cilët vlerësuar nëse institucionet e arsimit të lartë privat duhet të kenë akreditim institucional për këtë vit akademik.

Me gjashtë vota pro, bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë vendosi që t’ia tërheq akreditimin institucional për vitin akademik 2019-2020, Kolegjit Fama, Kolegjit Iliria, Kolegji Tempulli dhe Kosovo Art Academy, shkruan Gazeta Metro.

Këto 4 kolegje private nuk kanë drejt të regjistrojnë studentë të rinj për vitin 2019 – 2020, kurse ata që janë pjesë e këtyre kolegjeve kanë drejt studimin deri në përfundimin e tyre.

Pjesë e këtij penalizimi janë edhe Kolegji Biznesi dhe Juridica, dy kolegjet nuk kanë të drejtë të regjistrojnë studentë të ri këtë vit akademik për shkak se nuk i janë nënshtruar vlerësimit institucional nga ana e ekspertëve ndërkombëtar.

Merr fund aventura: Kolegjeve private Fama, Iliria dhe Tempulli ju hiqen akreditimet