Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mergim Lushtaku, në ditën  e çlirimit të Kosovës ka takuar ish Gjeneralin e NATO-s Wesley Clark, i cili udhëhoqi forcat e NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Në këtë takim,  deputeti Lushtaku, ka falenderuar përzemërsisht gjeneralin Wesley Clark për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në ditët më të vështira të saj, shkruan Drenica Press.

Lushtaku në një postim të bërë ish gjeneralin Clark e quan “Gjenerali i Lirisë”, duke shtuar tutje se Kosova është gati të jetë pjesë e Aleancës Veriatlantike.

“Me gjeneralin e lirisë, mikun e madh të Kosovës, Wesley Clark. Kosova është gati për t’u bërë pjesë e Aleancës Veriatlantike, në shërbim të lirisë dhe paqes.”, shkruan Lushtaku

Fotografia e Mergim Lushtaku

Fotografia e Mergim Lushtaku