Skuadra e Feronikelit ka fituar ndeshjen e parë të raundit preliminar të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve ndaj Lincoln Red Imps me rezultatin minimal 1-0.

Sulmuesi i Feronikelit, Mendurim Hoti shënoi golin e vetëm në këtë sfidë në minutën e tretë, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, fati nuk ishte me golashënuesit e vetëm të sfidës, pasi Mendurim Hoti u lëndua në pjesën e dytë të ballafaqimit.

Hoti u lëndua në minutën e 72’të – ndërsa dy minuta më pas ai u zëvendësua, për t’i liruar vendin sulmuesit tjetër Mevlan Zekës.

Trajneri i Feronikelit, Zekrija Ramadani ka njoftuar se akoma nuk është e qartë nëse Hoti do të luajë në finalen e raundit preliminar të kualifikimeve për Champions League ndaj Santa Colomas.

“Është në mjekim, aktualisht nuk kemi informacione. Aktualisht nuk kemi lajme për gjendjen e tij. Hoti ka pësuar lëndim muskulor, por ende nuk dihet shkalla e lëndimit”, theksoi Zeka për ‘GazetaBlic’.

Feronikeli ka mposhtur Lincoln Red Imps (1-0) në gjysmëfinale të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve, ndërsa Santa Coloma fitoi ndaj Tre Penne (0-1).

Nikli dhe Santa Coloma do të ballafaqohen të premten nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.