Memli Krasniqi: Asnjë vendim në Qeveri s’mund të merret pa PDK-në

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas mbledhjes së partisë ka komentuar vendimin e Qeverisë për taksën prej 100 për qind, duke thënë se asnjë vendim nuk mund të merret pa mbështetje nga PDK-ja, shkruan Gazeta Express.

Loading...

“PDK është pjesë e Qeverisë  dhe asnjë vendim s’mund të merret pa u mbështet nga PDK. Ende pa u marr ai vendim, unë vet kam propozuar të ritet taksa 25-50% e pastaj u propozua të rritet në 100. Kjo gjeti edhe mbështetjen e PDK-së dhe ministrave të saj”, ka thënë Krasniqi.

Gjithashtu, ai është deklaruar për mbledhjen e partisë që ka thënë se nuk ishte urgjente.

“Mbledhja nuk ishte urgjente por e rregullt. Nuk ka mbledhje në PDK mes anëtarëve dhe ministrave. Ne patëm diskutime dhe për situatën e sigurisë në veri, është shqetësuese nëse kjo degradon për shkak të veprimeve të kujtdo qoftë atje që mund të nxiten. Është e rëndësishme të garantojmë qytetarët kosovarë se askush nuk do të cenohet në veri të vendit”, tha Krasniqi. /Express/