Mediumi francez jep detaje për vrasjen makabre të kosovarit nga gruaja e tij në Francë

Edhe pse Suzana Zogjani është arrestuar në Prishtinë në fillimin e këtij muaji nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortit të saj Artan Sekiraqa në Dole të Francës, mediet franceze kanë raportuar sot se “enigma e vrasjes” së 33-vjeçarit pritet të zgjidhet në Kosovë.

Siç raporton sot mediumi francez “L’Est Républicain“, Suzana Zogjani, e cila dyshohet se e vrau me sëpatë bashkëshortin e saj, do të gjykohet në Kosovë edhe pse dyshohet se vrau bashkëshortin e saj në Francë.

Loading...

“Vrasja e Artan Sekiraqës, një kosovar 33 vjeç, kishte tronditur qytetin e Doles (në krahinën e Juras) më 29 shtator. Enigma e kësaj vrasjeje të tmerrshme është gati të zgjidhet”, shkruan mediumi francez.

“Gruaja e viktimës, e dyshuara kryesore në këtë rast, është arrestuar në fillim të tetorit në Kosovë, ku ishte strehuar me fëmijët e saj”, raporton L’Est Républicain.

Policia e Kosovës pas një operacioni të suksesshëm, më pesë tetor kishte arrestuar Suzana Zogjanin në Prishtinë.

Në raportin e policisë, çifti vlerësohej si agresiv dhe problematik. Familja e të vrarit kishte jetuar në Besançon, nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe më pas në Venissieuc në periferi të Lyon, përpara se të shkonte në Mulhouse në vitin 2015.

Express ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë ngjarje. /GazetaExpress/