Ballina Kulturë Mediat turke raportojnë për debutimin e motrës së Aida Doçit në skenën...

Mediat turke raportojnë për debutimin e motrës së Aida Doçit në skenën muzikore të Turqisë

Ajo fillimisht ka rrëmbyer zemrat e publikut para tri viteve, atë kohë kur edhe këndoi projektin e parë në gjuhën turke, këngën e Ibrahim Tatlises “Aramam”.

Ky version i Vanesa Doçit, motrës së këngëtares Aida Doçi, është pëlqyer mjaft shumë dhe në platformën YouTube ka grumbulluar afro 50 milionë klikime.

Rreth debutimit të saj në shtetin turk, së fundmi kanë raportuar edhe mediat turke, e cila tashmë është në menaxhimin e labelit, “Dark’n Dark Music”.

“Tashmë ëndrra jote po bëhet realitet. Tani edhe nëse karriera ime përfundon nuk brengosem, sepse qëllimi im dhe dëshira ime më e madhe është që ju familja ime të arrini sa më lartë dhe me faqe të bardhë”, ka shkruar për motrën e saj Aida në një postim të publikuar në rrjetin social, Instagram.

Ndërkohë, motrat Doçi po vazhdojnë të jenë aktive me projekte e po ashtu edhe me koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Tags: ,