Mediat serbe: Prishtina “shuplakë” amerikanëve, nuk i dëgjojnë për taksën

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se Pompeo i ka kërkuar Hashim Thaçit që Prishtina ta tërheqë vendimin për rritjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake dhe t’i kthehet përpjekjeve për normalizim të marrëdhënieve me Beogradin.

Sidoqoftë, këshilltari i kryeministrit Kosovar, Avni Arifi, ka thënë se nuk do ta tërheqin vendimin për taksën.

Loading...

Arifi, i cili është edhe përfaqësues i palës kosovare në dialog me Beogradin, e ka mohuar një mundësi të tillë, duke thënë: “Jo, nuk do ta tërheqim taksën. Qeveria më parë do të bjerë, sesa që do ta tërheqë këtë vendim.”

Besohet se kërkesa për largim të taksës ka ardhur drejtpërdrejt nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, i cili kishte një takim zyrtar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan “Telegraf”, transmeton Gazeta Express.