Mediat nga Presheva: Tanket serbe i afrohen kufirit me Kosovën

Serbia nuk e ka ndërmend t’i ndalë provokimet.

Mediat në Preshevë  kanë raportuar gjatë ditës së sotme se tanke Serbe janë parë në këtë komunë duke shkuar në drejtim të kufirit me Kosovën, raporton lajmi.net.

Në videot dhe fotografitë  e postuara nëpër mediat lokale të kësaj komune, shihen automjetet ushtatarake të cilat bartin këto tanke.

Nga ministria e Mbrojtjes serbe nuk kanë dhënë ndonjë detaj se pse janë këto lëvizje.

Kujtojmë se këto veprime të Serbisë vijnë pikërisht në një kohë të deklaratave propagandistike të Serbisë në lidhje me Kosovën.

Ndaj këtyre deklaratave, ka reaguar ekskluzivisht BE-ja në një përgjigje për lajmi.net.