Mediat italiane: Ancelotti ka nënshkruar parakontratë me Sitin!

 

Asnjë trofe këtë sezon për Ancelottin, kanë bërë që spekulimet për një largim të mundshëm nga Reali të jenë në qendër të mediave.

Media italiane bën me dije se 55- vjeçari ka arritur një akord me Mançester Sitin, madje ka arritur deri aty sa ka firmosur edhe një parakontratë. Kjo dyshohet të ketë ndodhur para ndeshjes së dytë kundër Juventusit. Ançeloti e kishte vënë re që ekipi nuk po i përgjigjej si duhet dhe raportet me Perezin ishin ftohur disi.

Te Siti, trajneri italian do të ketë një pagë më të mirë dhe fonde marramendëse për t’i sjellur në skuadër lojtarët që kërkon.