Media serbe: Ky është pronari i vetures nga e cila u vra Ivanoviq

Pronari i veturës “opel astre”, e cila u gjetë e djegur larg vendit të ngjarjes ku u vra Oliver Ivanoviq, raportohet se i takon një personi 70 vjeçar, i cili nuk është i gjallë më, raportojnë mediat serbe. 

Loading...

Nuk dihet se si vrasësit arritën ta sigurojnë atë veturë, por mediat serbe vazhdojnë të spekulojnë.

Thuhet se 70 vjeçari është serb me nënshtetësi austriake.

Gjatë ditës së sotme, policia e Kosovës njoftoi se kishte dalë me disa informata të reja për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, pasi kishte biseduar me disa dëshmitarë, kishte marrë pamje nga kamera e sigurisë dhe informacione të marra nëpërmjet komunikimeve të sigurta, bisedave telefonike konfidenciale, e-mail dhe rrjeteve sociale./Periskopi/