Me maska dhe nën kërcënimin e armës, grabisin paratë nga arka në Kaçanik

 

Një person në fshatin Doganaj të Kaçanikut, ka raportuar policinë e Kosovës se derisa ishte në vendin e punës në lokalin bastore sportive, kanë  hyrë dy persona të dyshuar e  të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë grabitur nga arka para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore.  Me vendimin e Prokurorit, është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.