Një djalë ka vendosur të bëjë një veprim të çuditshëm.

Për të kërkuar një vajzë që të lidhet me të ka përdorur fotografitë e futbollistit, Granit Xhaka.

Në përshkrimin e tij Roni Mycen thotë se është nga Tirana, 35 vjeçar por që jeton në Gjermani.

Ai tha se dëshiron të njohë një femër të thjeshtë për lidhje serioze, transmeton Indeksonline.

Postimi është bërë në një grup në Facebook, derisa duhet përkujtuar që Xhaka është tashmë i fejuar me një vajzë shqiptare dhe shumë të bukur.