Pak minuta më parë është tërhequr në KQZ shorti për numrat që do t’i mbajnë partitë politike në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Gazeta Express.

Menjëherë partitë politike kanë filluar që nëpër rrjete sociale t’i bëjnë të ditur numrat që iu kanë rënë derisa, nga Vetëvendosje e PDK të njëjtat i kanë lidhur edhe me data e numra telefoni.

Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook, aty ku publikuan edhe numrin që iu ra në zgjedhje 126, kanë shkruar se ky numër lidhet fillimisht me datën e çlirimit të Kosovës, pra 12 qershorit.

Tutje, me 12 qershor është krijuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Në anën tjetër, zyrtari i PDK-së, Arben Gecaj ka shkruar në Facebook pas ndarjes së numrave se 112, numri me të cilin garon PDK-ja lidhet me numrin që ka edhe emergjenca.

Në LINK mund t’i gjeni numrat me të cilat garojnë të gjitha partitë politike.

No tags for this post.