Kreshnik Fazliu i njohur për publikun si Mc Kresha, është njëri prej rep-artistëve më të kërkuar e të pëlqyer nga publiku.

Për rep-artistin sot është një ditë e shënuar, pasi që feston datëlindjen e 35-të, transmeton Sinjali.

Urimi i parë publik për Mc Kreshën, padyshim që vie nga bashkëpunëtori më i afërt i tij, Lyrical Son. Reperi përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ka vendosur t’i urojë ditëlindjen siç e quan ai, vëllait.

Urime ditëlindja vëlla. Tash dhe përgjithmonë”, ka shkruar Lyrical Son në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që Mc Kresha debutimin e tij në skenën muzikore e bëri në maj të vitit 2008 në festivalin “Top Fest 5”. Por, kënga që i dha famën artistit dhe që vazhdon të jetë “hit” edhe sot e kësaj dite është “Lej Flleshat”, e publikuar në vitin 2010.

Ndryshe, Mc Kresha është duke shijuar suksesin e këngës “Rick Ross” në bashkëpunim me Lyrical Son dhe Llunin. Kënga është publikuar e shoqëruar me videoklip më 18 gusht dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./Sinjali/