Përmes një vendimi të marrë, Komuna e Mitrovicës kohë më parë ndaloi punën e dyqaneve dhe bizneseve të dielave për shkak se sipas kryetarit të komunës, Agim Bahtiri po keqtrajtohen punëtorët dhe nuk po respektohet Ligji i Punës për pushim dy ditë në javë.

Në fillim kishte reagime, por inspektorët gjobitën disa kompani të mëdha dhe tani vendimi po respektohet nga shumica.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me mos-funksionimit të biznese gjatë të dielave.