Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Feronikelit dhe Llapit, duel ky në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Serinë e golave e hapën mysafirët përmes golit të Mentor Zhdrellës në minutën e 40’të të takimit, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, pjesa e dytë solli freski tek ekip i Feronikelit, ku në minutën e 81’të, Mevlan Zeka barazoi shifrat në 1:1.

Kur po mendohej se takimi do të mbyllej me barazim, në skenë doli Mergim Pefqeli, i cili shënoi për fitoren e Llapit.

Pra, takimi Feronikeli – Llapi, u mbyll në 1:2

No tags for this post.