Mblidhet PDK-ja, shkak zgjedhjet e brendshme

PDK ka nisur mbledhjen e përjavshme drejtuar nga kryetari Kadri Veseli me nënkryetarët dhe anëtarët e kryesisë.

Loading...

Ky takim lidhet me mbledhjet e brendshme të PDK-së dhe nuk ka të bëjë me situatën e fundit të krijuar në vend, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv një burim brenda kësaj partie.

“Takim është i rregullt. Jemi në zgjedhje të brendshme. Mbrëmë kryetari është kthyer prej një udhëtimi zyrtar dhe sot mban këtë takim për të ndarë detyrat që lidhen me zgjedhjet në parti”.