Mbyllet aksioni për ndihmë: Mblidhen paratë e nevojshme për shërimin e Donart Ahmetit, 4 vjeçarit nga Shupkovci.

Njoftimi i familjes:

I informoj gjithë qytetarët dhe dashamirët se fal bamirësve është përmbyll mbledhja e fondeve për Donartin.

Jam mirënjohës ndaj të gjithëve që gjatë gjithë kësaj kohe më përkrahen moralisht e financiarsisht shumë qytetar për ta kaluar këtë sprovë për mua gruan dhe familjen time.
Me të vërtetë është mjaft e vështirë kur përballemi me situata të tilla kur të vetëm nuk mund tia dalim mbanë.
Falemnderoj Zotin e madhërishëm që gjatë këtyre javëve arritëm të mbledhim shumën për mjekimin dhe transplantin e qelizave për djalin tim Donartin.

Falemnderojë jashtëzakonisht shumë Iniciatorin e aksionit Labinot Tahiri i cili filloi aksionin për ndihmë të Donartit,Shoqatën Shoqëria e Bashkuar Prizreni në krye me Nuridin Hoxha që dhuruan shumën 25000 euro dhe përmbyllën aksionin,klubin Shqiponjat Iliriane në krye Sabedin Kaqanolli-Presidenti dhe Nebih Geci.
Poashtu falemnderojmë Iniciativën Zgjatma Dorën dhe vullnetarët e saj të cilët u angazhuan në aksionin për ndihmë të Donartit.

Në emrin tim dhe familjes Ahmeti i falemnderojmë të gjithë qytetarët në Kosovë dhe anë e mbarë globit që iu bashkangjitën apelit për ndihmë dhe kontribuan financiarisht që të dërgohet për shërim në Turqi djali im Donarti.