Mbi 23 mijë qytetarë kanë leje për armë në Kosovë

Rreth 23 mijë e 500 qytetarë janë të pajisur me leje për armë në Kosovë.
Këtë të dhënë e ka bërë të ditur Mensur Hoti, drejtor për Siguri Publike, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Loading...

Hoti po ashtu ka thënë se sivjet ka pasur rritje të numrit të vrasjeve në vend.

Në 10 muajt e deritashëm më 2018, ka tri vrasje më shumë se në gjithë vitin 2017.

Ai ka thënë se në vitin 2018 janë shënuar 20 vrasje, ndërsa një vit më herët ishin 17. Në vitin 2017 pati 21 plagosje me armë zjarri.

Sa i përket vitit 2016, Hoti në Puls të KTV-së ka treguar se kanë qenë 22 vrasje, shtatë më shumë se në vitin 2015.