16 mijë e 344 është numri i personave në Kosovë që kanë aplikuar për vizë të Kroacisë.

Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosovën, Edita Pajaziti, Asistentja Administrative e Ambasadës së Kroacisë në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Ajo thotë se kjo shifër, iu takon datave nga janar i vitit 2015 deri në muajin prill të këtij viti.

Për më shumë detaje ja përgjigja e plotë e Pajazitit.

”Që nga 1 janari i vitit 2015 deri më 11 prill 2019, numri i njerëzve të cilët kanë aplikuar për vizë në Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Prishtinë, është 16.344”, shprehet ajo.

No tags for this post.