Mbërrin në Hagë ish-komandanti i UÇK’së

Dy ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa (Remi) i janë përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale për t’u intervistuar.

E Rrustem Mustafa tashmë ka mbërritur në Hagë, përderisa nesër pritet që të intervistohet.

Gjykata Speciale ishte themeluar pas publikimit të një raporti nga senatori zviceran, Dick Marty, i cili kishte shkruar se gjatë luftës në Kosovë janë kryer krime dhe është bërë trafikim me organe nga luftëtarët vendas.

Mirëpo, në këtë raport, askund s’është përmendur emri i Rrustem Mustafës.