Drejtoria Komunale për Arsim në Drenas ka organizuar dhe ka mbajtur “GARËN E FIZIKANËVE TË RINJ”, me nxënësit e klasave të IX-ta të institucioneve arsimore publike.

Pjesëmarrës në këtë garë ishin 13 ShFMU të përfaqësuara me nga një nxënës.

Fituese e garës u shpall nxënësja e klasës së IX – Alena Gashi, nxënëse e ShFMU “Hasan Prishtina” nga Llapushniku, e cila do ta përfaqësojë Komunën e Drenasit në GARËN XX REPUBLIKANE TË FIZIKANËVE TË RINJ.

Drejtoria Komunale për Arsim në Drenas i uron suksese Alenës në Garat Republikane të Fizikanëve të Rinj!