Mbahen dëgjimet buxhetore ne bashkësinë e Dobroshecit dhe të Tërsenikut

Komuna e Drenasit ka filluar me takimet me qytetarë për të diskutuar buxhetin për vitin e ardhshëm, pas marrjes së Qarkores Buxhetore 2019/02 të lëshuar nga Ministria e Financave që përcakton kufijtë e planifikimit buxhetor ne të gjitha linjat  e shpenzimit të parasë publike.

Loading...

Takimi i parë është mbajtur në bashkësinë e Dobroshecit me banorët e fshatrave, Dobroshec, Godanc, Gradicë, Likoshan, Gllanasellë dhe Ҫikatovë e Vjetër, pastaj takimet kanë vazhduar edhe ne bashkësinë e Tërsenikut me banorët e Tërseniktu I dhe II, të Shtuticës, Polluzhës dhe Vërbocit.

Në dëgjimet buxhetore merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, drejtori i Urbanizmit, Idriz Hysenaj, drejtori i Financave, Labinot Gruda, drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, zyrtarë të tjerë komunal, kryetar të fshatrave, përfaqësues të lagjeve dhe qytetarë.

Synimet e Komunës së Drenasit ne këto dëgjime buxhetore për planifikimin e buxhetit për vitet 2019-2021 janë që të shpalosin para qytetarëve synimet e shpërndarjes së parasë publike, ndërsa nga qytetarët të marrin kërkesat e tyre për projektet që janë ne interes të vendbanimeve ku ata jetojnë.

Të pranishmëve përpos që i është shpërndarë materiali informues i linjave buxhetore dhe draft-lista e investimeve kapitale, po ashtu edhe i është sqaruar nga të pranishmit rëndësia e këtyre dëgjimeve, ndërsa qytetarët, kanë japë sugjerimet e tyre, kërkesat dhe projektet që janë me interes të përgjithshëm të kryhen ne vitin e ardhshëm.

Qytetarët janë njoftuar se projekte për vitet e ardhshme nuk do të këtë vetëm nga draft-lista që kanë para vetës dhe propozimeve që ata japin, por edhe projektet të tjera nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe dontarët e huaj.

Ndryshe, buxheti i Komunës për vitin 2019 do të jetë mbi 15 milion euro, një milion më shumë se viti aktual, ndërsa afër 5 milion do të jenë për investime kapitale, projekte që janë në interesin e komunitetit.

Takimet për planifikimin e buxhetit do të vazhdojnë të mbahen edhe ditëve në vazhdim. Të premten (10.08.2018) duke filluar nga ora 10:30 në shkollën e fshatit Baicë “Migjeni” do të mbahet takimi me banorët e fshatrave; Abri, Tërdec, Baicë, Damanek dhe Krajkovë, ndërsa po këtë ditë, duke filluar nga ora 13:30 në shkollën e fshatit Arllat, “Abedin Bujupi” do të mbahet dëgjimi me banorët e fshatrave; Arllat, Llapushnik, Negroc, Vuҫak dhe Gjergjicë, ndaj serish Komuna e Drenasit shfrytëzon rasti t’i ftoj ne këto takime.

Ndërsa të hënën (13.08.2018) duke filluar nga ora 11:00 në shkollën e Komoranit do të mbahet dëgjimi me banorët e fshatrave, Komoran I, II, III dhe IV, Kishnarekë, Nekoc, Fushticë e Ulët dhe e Epërme, Korroticë e Ulët dhe e Epërme, Zabel i Ulët dhe i Epëm dhe Sankoc, kurse po këtë ditë ( të hënën) duke filluar nga ora 15:00 në shkollën “Rasim Kiqina” në Drenas, do të mbahet dëgjimi me banorët e Drenasit I, II dhe III, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Gllobar dhe Shtrubullovë. ​/Drenica Press/