Edhe njëherë tjetër, maturantët e panë si zgjidhje kopjimin në testin e maturës, raporton T7.

Pak minuta pasi filloi pjesa e dytë e testimit në rajonin e Prishtinës, në faqe të ndryshme në Facebook, u publikuan fotografi të pyetjeve.

Të njëjtit, kërkonin ndihmë. E kishte prej tyre që nuk hezitonin t’i dërgonin përgjigjet që ata i cilësonin si të sakta.

E kjo dukuri po cilësohet si demoralizuese nga maturantët e gjimnazit “Xhevdet Doda”.

Ata thonë se kjo metodë e funksionimit mund t’i penalizojë në vazhdimin e studimeve.

Por dukuria e kopjimit nuk iu ka kaluar pa e vërejtur zyrtarëve të Komisionit Shtetëror të Maturës.

Të njëjtit thonë se gjatë gjithë ditës kanë vëzhguar këto faqe e maturantët që kopjuan do të penalizohen.

Ndërkohë nga pjesa e kaluar, më shumë se 150 nxënësve iu ka anuluar testi.

Rezultatet e testit të maturës do të publikohen më 1 korrik, ndërsa gjatë së enjtes do të testohen nxënësit nga Ferizaj e Gjilani. /Ardita Rashiti, T7