Hiperpigmentimi i lëkurës, ose siç i njohim në gjuhën e përditshme njollat kafe, është një nga problemet më të shpeshta estetike që prek pothuaj të gjitha gratë, sidomos nëse nuk mbroni lëkurën nga veprimi i rrezeve ultravjollcë.

Nga se shkaktohen njollat kafe? Gjithçka lidhet me mbiprodhimin e melaninës, e cila është qeliza përgjegjëse për për pigmentimin, ngjyrën e lëkurës. N.q.s jeni lodhur me kremrat e shtrenjtë, Living ju propozon një super maskë që mund ta përdorni tani që dielli nuk është i fortë.

(BANANE DHE LIMON)

 Me siguri gjëja e fundit që çoni në mend është të kombinoni bananen dhe limoni, mirëpo kjo përzierje e çuditshme jo vetëm që funksionon mbi njollat kafe, por i rikthen lëkurës së fytyrës shkëlqimin e mbyllur. I gjithë sekreti qëndron tek bashkëveprimi i vitaminës C, acidit citrik të limonit me përbërësit me veti antiinflamatore të bananes, që luftojnë veprimin e radikaleve të lira, dhe agjentëve të tjerë të jashtëm.

Për të realizuar këtë maskë ju nevojitet 1 banane e pjekur mirë dhe 1 limon. Shtypni fillimisht bananen dhe më pas bashkojeni me lëngun e limoni të shtrydhur. Me ndihmën e një peneli përhapni të gjithë masën dhe lëreni të veprojë për 30 minuta derisa të thahet plotësisht. Ky trajtim duhet përdorur çdo ditë derisa të shihni rezultatet e para, të cilat shfaqen pas dy javësh.