Mashtrimi me viza, përmendet Pandora dhe familja e Vedatit të Stupcave

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka folur përsëri për rastin e vizave, me të cilën po akuzohet nga autoritetet e drejtësisë.

Ai ka përmendur Ilir Krasniqin, personin i cili është i përfshirë në këtë rast. Sipas Zekës, Krasniqi ka mashtruar edhe këngëtare të njohura dhe familjarë të artisteve.

Loading...

“I vetmi njeri në këtë botë që më ka akuzu në përfshirjen e vizave është Ilir Krasniqi, një matrapaz që ka mashtruar këngëtarë, Pandorën. I ka borgj. Ka lënë këngëtare nëpër rrugë. Ka mashtruar artista shumë të mdhaj. I ka mashtruar familjarët e Vedatit të Stupcave”, ka thënë ai për Periskopin, transmeton Indeksonline.