Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Drenas.

Në njoftim thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nga viktima mashkull K-Shqiptar ka marrë një pistoletë dhe e ka mashtruar se i është konfiskuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Drenica Press/