Masakra në Elbasan, si u vra xhaxhai dhe nipi

 

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Elbasan ku humbën jetën 3 pesona.

Një nga viktimat është edhe Endrit Alibeaj, 34 vjeç i cili mendohet se ka lidhje familjare me viktimën tjetër Arben Dylgjeri 54 vjeç.

Sipas Informacioneve paraprake, Dylgjeri është xhaxhai i Endrit Alibeajt. 

Ndërkohë Endrit Alibeaj është arrestuar në vitin 2013 si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. 

Ai u arrestua në vitin 2013, bashkë me të vëllain e tij, Andrea Alibej, dhe ishin kokat e një grupi që trafikonte drogë në veriun e Italisë.

Deri tani dyshohet se vrasja e trefishtë ka ndodhur për pazare droge. /albeu.com/