Martesat VIP-ve shqiptar në 2018 (FOTO)

Edhe në vitin 2018, shumë figura të njohura kanë vendosur t’i dhën fund beqarisë dhe të nisin një jetë të re me partnerin e tyre.

Edhe ky vit është karakterizuar me martesa të figurave të njohura që kanë marrë vemendje.Në krahasim me vitet e tjera, viti 2018 ka pasur më pak martesa “VIP”.

Magazina.al ju sjell martesat që morën vëmendjen tuaj në vitin 2018.

Enis Bytyqi

Këngëtari simpatik, Enis Bytyqi i dha fund beqarisë sapo kishte hyrë viti 2018, ai në janar u martua me të fejuaren e tij Rinën.

Dasma e tyre u bë në Ferizaj ndërsa në ceremoni nuk munguan fytyra të njohura publike.

Afërdita Dreshaj

Edhe modelja dhe këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj, i ka dhën fund beqarisë në vitin 2018, ajo u martua me hokeistin çek Jakub Kindl, shkruan Magazina.al

Çifti u martua në një ceremoni mes miqëve dhe familjarëve të ngushtë në Las Vegas në muajin qershor.

Rona Nishliu

Martesa e këngëtares Rona Nishliu, mund të quhet edhe si “Befasia e vitit”, pasi të gjithë u habitën kur panë fotografitë e dasmës së saj që deri në atë kohë as që ishte përmendur.

Rona dhe Flori u martuan në një ceremoni familjare dhe mjaft private, por në rrjetet sociale rrodhën fotografi nga dasma e tyre, ku Rona ka shkëlqyer në fustanin e bardhë, shkruan Magazina.al

Gjiko

Martesa e reperit Gjiko me moderatoren Elita Rudi, ka qenë ndër më të bujshmet e vitit.

Gjiko dhe Elita u martuan në shtator, ndërsa çifti kishin vendosur ta bënin një dasëm madhështore me shumë të ftuar.

Tani çifti janë në pritje të fëmijës së parë.

Eliza Dushku

Fund beqarisë në këtë vit i dha edhe aktorja e njohur shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku.

Ajo u martua në gusht me 54 vjeçarin, Peter Palandijan, një biznesmen i shquar amerikan./Magazina.al/