Marrja shtetërore me Kullën e Shaban Polluzhës (FOTO)

“Shkuan 6 vite! Shkuan tre qeveri dhe Kulla e Shaban Polluzhës ka mbetur pa përfundu”, kështu shkruan në një reagim të saj, Lëvizja Vetëvendosje, dega në Drenas.

Loading...

Gurthemelin e Kullës e kanë vënë në vitin 2012 ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, por Kulla ka mbetur ende e pa përfunduar.

Lexojeni reagimin e VV-së në Drenas:

“Më shumë se 6 vite nga vënia e gurthemelit të Kullës së tribunit e komandantit Shaban Polluzha.

Tri qeveri nuk mund ta kryejnë një projekt prej 88,000 euro. Se sa janë këta pushtetarë për të respektuar të kaluarën tonë të lavdishme shihet në zvarritjen e këtij projekti i cili nuk është shumë kushtues se sa ka rëndësi historike.

Më poshtë po ua përcjellim edhe fotot e gjendjes së tanishme dhe një foto kur ishte vendosur guri themeltar nga atëkohë ish-kryeministër e tani Presidenti Thaçi.

Kjo tregon më së miri se sa është serioz në mbajtjen e premtimeve dhe vendimeve të tij”, thuhet në reagimin e Lëviezjes Vetëvendosje në Drenas./DRENICAPRESS.INFO

Fotografia e Shemsi Elezi

Fotografia e Shemsi Elezi

Fotografia e Shemsi Elezi