Marcelo: Topi nuk hynte në gol

 

Mbrojtësi i Realit, Marcelo, ka komentuar barazimin e Realit ndaj Vilarealit në ”Santiago Bernabeu”.
Sipas mbrojtësit brazilian, skuadra e tij punoi shumë por topi nuk hynte në gol.
“U përpoqëm të bëjmë gjithcka, luftuam e vrapuam, shanse të mira shënimi, por topi nuk hynte në rrjetë”, ka thënë Marcelo.
Marcelo e ka pranuar se janë të zhgënjyer nga ky rezultat, dhe ndeshjet trjera janë finale.
“Jemi të zhgënjyer nga rezultati. Për ne cdo ndeshje është si një final”, ka shtuar mbrojtësi i Realit./DrenicaPress/