Marcelo i kërkon Real Madridit t’a lë të lirë, mësoni ekipin ku dëshiron të transferohet

Real Madridi vazhdon të ketë probleme të shumta.

Loading...

Përveç në rezultate, ‘los merengues’ po përballen edhe me tentim-largime të futbollistëve kryesorë, shkruan GazetaBlic.

Kujtojmë që gjatë merkatos së verës, Luka Modric ishte në ‘pole-position’ për t’u larguar, por që në fund vendosi të qëndrojë me kampionët aktual evropian.

Mirëpo tani edhe një lojtar tjetër po dëshiron largimin. Mbrojtësi i majtë brazilian, Marcelo, u’a ka konfirmuar drejtuesve të klubit mbretëror se dëshiron largimin nga Santiago Bernabeo.

Sipas mediave nga Spanja, Marcelo pritet t’i bashkohet ish bashkëlojtarit të tij Ronaldo te Juventusi.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse do të ketë diçka më konkrete në mini-afatin kalimtar të Janarit.