Maqedoni: Fillon zhvendosja e tabelave që ishin në gjuhën maqedonase

Pas miratimit të ligjit të gjuhës shqipe me 69 vota “Pro” në të cilën votuan partitë politike shqiptare dhe LSDM-ja, NP “Rrugët e Maqedonisë” ka nisur menjëherë tërheqjen e shenjave sinjalizuese që kanë qenë vetëm në gjuhën maqedonase.

Shenjat sinjalizuese do të ndërohen në të gjithë teritorin e Maqedonisë dhe do të vendosen në dy gjuhë atë maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Siç shihet tërheqja ka nisur nga rruga e Manastirit dhe do të vazhdojë në të gjithë rrugët e Maqedonisë./Express