Maqedoni, më 17 shkurt mbahet akademi solemne për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Të shtunën, më 17 shkurt, do të mbahet Akademi solemne në Shkup për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ndërsa organizohet nën patronazhin e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.

Manifestimi mbahet në ora 12 në hotelin Kontinental tek panairi i Shkupit.

 

Ndryshe, festa e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të zgjasë 10 ditë, ku gjatë këtyre ditëve të fundit të kremtimit, pritet që Kosovën t’a vizitojnë shumë delegacione nga shtetet që tashmë e njohin Republikën më të re në Evropë, dhe kanë marrëdhënie diplomatike reciproke.

Lexo tjetër  Komisioni i garave: Drejtori sportiv i Drenicës, ka sharë me familje gjyqtarin kryesor!