Man City ngjall shpresat për titull (Video)

Pas humbjes nga Liverpool në fundjavë, këndellet  Manchester City duke iu ka rikthyer fitoreve në kuadër të Premier Ligës.
Man City ka regjistruar një fitore të rëndësishme duke triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin Ettihad kundër Leicester City me rezultat prej 2:0.
City e nisi mirë takimin duke dominuar gjatë gjithë lojës, edhe pse goli erdhi me vonesë në minutën e 45’. Golin për Man City-in e shënoi David Silva për 1:0.
Edhe në pjesën e dytë lojtarët e Man City-it vazhduan me lojë të bukur.
Golin për fitoren e City-it e vulosi Jesus Navas në minutën e 88’, duke shpresuar kreun e tabelës.
Me ketë fitore, City mbetet në vendin e dytë me 58 pikë, përkatësisht ka pesë pikë më pak se lideri Chelsea. /Drenicapress/

https://www.youtube.com/watch?v=NzhDDHocLQc