Maitland-Niles nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

Mesfushori ka nënshkruar kontratë të re me klubin, pasi pati paraqitje shumë të mira gjatë sezonit 2017-18 më Arsene Wengerin

Loading...

Mesfushori i Arsenalit Ainsley Maitland – Niles ka nënshkruar kontratë të re me klubin anglez.

20 vjeçari ka pasur 15 paraqitje në Premier Ligë nën menaxhimin e Arsene Wenger gjatë 2017-18, duke luajtur 90 minuta të plotë në nëntë ndeshje.

Maitland – Niles pritet që të zhvillohet edhe më shumë nën urdhrat e Unai Emery, derisa ai njihet si një lojtar që luan në shumë pozita, sidomos në mesfushë por edhe në krah të mbrojtës.