I mahniti të gjithë shqiptarët e Kanadasë, kjo është lidhja e gazetares simpatike me Shqipërinë

Një video shumë interesante ka qarkulluar në media, ku gjatë kohës që një shqiptar me banim në Kanada po shikonte lajmet në një televizion lokal të Torontos, iu shfaq një skenë mjaft e veçantë.

Ai po ndiqte lajmet në televizionin CP24, kur papritur një lidhje direkte u shfaq një gazetare të televizionit, e cila po intervistonte të ftuarin e saj.

Loading...

Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, por ajo që tërhoqi vëmendjen e tij ishte se gazetarja kishte veshur bluzën e kombëtares shqiptare.

Ai ka realizuar menjëherë dhe një video.

Po shihte lajmet në kanalin e Torontos, shqiptarit i bëhet zemra mal kur sheh çfarë del në ekran on Vidnews.

Vajza e quajtur Patricia Jaggernauth nuk e ka aspak “hijen” e një shqiptareje, por ka një lidhje të fortë me Shqipërinë, pasi i fejuari i saj i quajtur Jani Frisku është nga qyteti i Shkodrës dhe është menaxheri i saj.

Çifti formojnë një dyshe shumë simpatike.