Madheshtore: Hoxha i Skenderajt mban ligjeratë në xhami me uniformën të UÇK-së në ditën e themelimit të ushtrisë (VIDEO)

 

Imami i xhamisë së Skenderajt, Nexhmedin Maksuti në ligjeratën e mbajtur në xhumanë e sotme ka zgjedhur që të vishet me rroba të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rastin e themelimit të  Ushtrisë së Kosovës, shkruan Drenica Press.

Përveç imamit të xhamisë së Skenderajt me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin veshur edhe hoxhollarët tjerë të kësaj xhamie.

Kujtojmë se hoxhë Nexhmedin Maksuti ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./DRENICA PRESS/